Historia e panjohur e partizanit që luajti Birçe Hasko te ‘Radiostacioni’, flet i biri

Një partizan që u rrëmben gjermanëve Radio Korçën në vitin 1943, e në nëntorin e një viti më pas merr në dorëzim Radio Tiranën, me urdhër të Dali Ndreut. Historia e Todo Bojdanit, mbi të cilën Ismail Kadare ndërtoi filmin “Radiostacioni” vjen e përmbledhur në një monografi me dokumente, kujtime e përjetime, të promovuar në Muzeun Historik.

“Aktiviteti i babait ka qenë në periudha të ndryshme në vende të ndryshme. Në ‘Radio Tirana’ fillimisht, pastaj në ‘Radio Korça’. Pastaj në nëkomandën e Korçës, e prej andej në Shtabin e Përgjithshëm. Në Brigadën e Parë, Korpusin e Parë, Divizionin e Parë…”, tregon i biri Jovan Bojdani.

Autorët Sulejman Basha dhe Albert Zholi kanë hulumtuar përgjatë 4 viteve në Arkivin e Shtetit, atë Ushtarak (Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura), si dhe në materiale bibliotekase për ta sjellë të plotë, por edhe të ‘korrigjuar’ figurën e Bojdanit.

Jo afër figurës reale, në disa elementë të filmit e nxjerr skenari i Kadaresë Bojdanin, siç rrëfejnë autorët e i biri.
“Kadare ka shkruar në mënyrë letrare, në mënyrë artistike. Kur ngjarja në mënyrë dokumentare është disi më ndryshe. Vetë Kadare e takoi disa herë Todo Bogdanin, për të bërë filmin ‘Radiostacioni’, ku ai përshkoi të gjithë historinë e marrjes në dorëzim të radios.

Dhe i vetmi ndryshim, që i përcolli Kadaresë Bojdani është momenti kur ai thotë, të gjithë ish punonjësit e Radios, me ikjen e gjermanëve erdhën vetë, në mënyrë vullnetare të ndihmonin ringritjen e Radio Tiranës. Ndërsa në film duket sikur i morën me forcë”, tregon Albert Zholi, bashkautor.

“Unë nuk kam qenë në shtëpi kur Ismaili, së bashku me Mihal Cikon kanë ardhur e duhet të kenë ndenjur mbi dy orë. Babai ka paraqitur të gjithë historinë në mënyrë reale. Dhe kur doli libri e më pas dhe filmi pati shumë reagime nga punonjësit. Duhet të reagojmë, sepse na keni paraqitur sikur na morët me zor. Dhe babai u thoshte: Është vepër artistike, nuk mund tu kërkojmë llogari, s’kemi ç’të bëjmë!”, shprehet Jovan Bojdani, i biri.

Madje, siç sipas tyre, në rolin e partizanit të interpretuar nga Birçe Hasko, Kadare devijon nga karakteri i urtë, e folura me maturi e Bojdanit.

“Babai fliste gjithmonë qetë. Dhe në libër thuhet se vetëm një herë e ka ngritur zërin kur dikush do ti prishte planin e marrjes së Radio Korçës”, shton i biri.
Sa i përket punës në Radio, Todo Bojdani vijoi të jepte kontributin e tij edhe pas Luftës, madje edhe duke trajnuar radioteknikë të rinj.

Monografi të tilla për figura të Luftës Nacionalçlirimtare sipas aktorit Luftar Paja, shërbejnë për t’i dhënë më shumë dritë asaj periudhe.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…