Historia e bukur! Kur aktori i madh Koco Devole u martua: Si e mori gruan ne krah dhe ne krevat..

LAJME

Nje nje interviste mes femijeve te Piter Pan realizuar vitin e kaluar ai ka suprizuar.

Mes humorit, Devole tha se i kishte premtuar bashkëshortes për ta çuar çdo natë në krahë në shtrat, derisa të kishte jetë. E këtë premtim, ai duket se e ka mbajtur edhe kur rrethanat u vështirësuan disi…

A gëzove kur u martove dhe natën e parë të martesës çfarë bëre?

“Tani të gjitha çfarë kam bërë nuk do t’i thotë xhaxhi, por ajo që bëra për herë të parë, natën e parë të martesës, e mora nusen time në krahë. Dhe ashtu në krahë siç e kisha i thashë:

O shpirt, kështu do të çoj tërë jetën në krevat, në krahë… Kështu kaloi nata e parë, e dytë, e tretë, muaji i parë, i dytë, i tretë. Mirëpo gruaja filloi të shëndoshej, po unë nuk kisha më fuqi ta çoja në krahë. Kështu që s’kisha ç’bëja edhe i thashë hip këtu në karrige, u përkula dhe i thashë hip në kurriz.

Meqë i dhashë fjalën, gruaja u shëndosh e u shëndosh dhe arrita ta çoj në krevat me karrocë. Tani kanë kaluar plot vite dhe gruaja është bërë si vozë, por ama unë fjalën e mbaj, sepse kam vënë nja dy dërrasa tek krevati dhe ngaqë është si vozë e rrotulloj dhe e çoj në krevat.

Por tani, edhe gruaja po dobësohet po edhe un po bëj pak stërvitje që ta mbaj fjalën dhe deri sa të plakem do ta çoj në krahë në krevat”, tha Devole.Pamjet ne hapsiren rekla3muese..