Të gjithë u habitën teksa panë Gaz Pajën të martohej në një dasëm shumë të veçantë, pasi prej shumë vitesh e kishim parë vetëm. Menjëherë ai dhe Ira, u bënë një nga dyshet më të këndshme që ndeshnim në rrjetet sociale.
Shpejt familjes iu bashkua dhe djali i çiftit, duke përmbushur kështu tablonë e familjes së lumtur. Por pas 4 vitesh, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe jo për mirë. Aktori i njohur i humorit duket se po kalon një krizë në marrëdhënien e tij.
Detajet e para për një ndarje të mundshme nga partnerja u panë në premierën e filmit “5 herë Jo”, ku Gazi u shfaq i vetëm në event. Ndonëse prej vitesh e kishim parë nën shoqërinë e Irës, këtë herë ai u fotografuar i vetëm.
Por si për të përforcuar edhe më shumë zërat për këtë ndarje, Ira nuk e ndjek aktorin as në rrjetet sociale. Prej kohësh në rrjet kanë munguar edhe postimet e tyre së bashku, duke na plotësuar kështu të gjitha detajet e një ndarjeje.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë dyshe, pasi si Gazi ashtu edhe Ira, kanë preferuar që ta jetojnë raportin e tyre sa më larg mediave, duke mos folur kurrë për raportet mes tyre.Të rralla kanë qenë rastet kur Gazi ka nxjerrë në pah anën e tij romantike gjatë marrëdhënies me Irën. Një nga rastet ishte edhe ditëlindja e bashkëshortes së tij.
“Gëzuar zemra ime! Ira Seferi siç e ke zemrën ashtu u bëftë!”, ka shkruar Gaz Paja, krah tufës së madhe me lule që i kishte dhuruar. Në verën e 2019, Gazi dhe Ira organizuan dasmën e tyre, që padyshim ishte ndër më luksozet në vend.
Të ftuarit morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftonin të merrnin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik.
Ishte partnerja e tij Ira që postoi në “Instagram” disa albume me foto nga festa e beqarisë në bregdet, ndërsa Gazi preferoi ta “ngrinte “Instagram”-in disa ditë para dasmës, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të cilin duhet ruajtur privatësia.
Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, vendosi t’i jepte fund beqarisë në moshën 41- vjeçare.