Fondacioni Golden Eagle surprizon 17-vjeçaren Mardalena, do t’i dhurojë 5000 euro për 50 pikturat…

Mardalena është vetëm 17 vjeç dhe me një pasion të madh për pikturën dhe vizatimet. Kushtet e vështira ekonomike ia vështirësojnë blerjen e bojrave prandaj shpesh vizaton me laps. Punimet i ruan në një dosje.

Të pakta janë vizatimet me ngjyra. “Më shumë vizatoj me lapsa të thjeshtë 10 lekëshe. Kur kam mundësi të kursej 10 apo 20 lekë blej bojëra” thotë ajo.

Për festat e fundvitit fondacioni Golden Eagle është afruar ta ndihmojë.

Pronari i kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi ishte në banesën ku adoleshentja jeton me të ëmën në kushte të mjerueshme. Vendosi të suprizojë Mardalenën e apasinuar pas pikturës për ti dhënë dhe një shtysë më tepër për të mos e lënë në mes pasionin e saj për artin

“Këtu ka 50 vizatime dhe unë do ti blej këto, nga 100 euro për secilën. Në mënyrë që ti të vijosh, sepse një vajze kaq të re askush nuk guxon tia ndërpresë në mes ëndrrën’ u shpreh Palushi

Vajza e suprizuar nuk pati fjalë, ndërsa e ëma në lot falenderoi për ndihmën.

“Nuk kam fjalë për tju falenderuar. Këto janë pikturat e para që blihen. Më vjen mirë që dikush iu përgjigj thirrjes time. Faleminderit dhe zoti ju ndihmoftë”

USA Italian Dental Clinic