“Flori ku po shkon”, Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike, kujton kohën kur aktronte 16 vite më parë

LAJME

Çiljeta Xhilaga është nga ata personazhe që kanë fituar zemrën e publikut shqiptar prej vitesh.

Këngët e saj, por edhe talenti dhe bukuria që e karakterizon është komentuar shumë në media.

E kemi parë edhe si prezantuese të disa spektakleve dhe si Miss, por tani nuk është aq aktive sa dikur. Së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë disa sekuenca të para 16 vitesh, në kohën kur ishte pjesë e serialit të parë shqiptar.

“Kur shikon veten 16 vjet më parë. “Ishte kohë për dashuri” me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar në gjithë filmin është: ‘Floriiiii ku po shkonnnn”,-ka shkruar ajo krahas videos.