Flet Edona, studentja që kërkoi futjen e gjuhës shqipe në Universitetin e Harvardit: Dua që fëmijët e mi të flasin shqip

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Burim Goxhuli, ishte në qytetin Cambridge, në Massachusetts, ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe solli më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Departamentin e gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së afërt, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, pavarësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi, Faton Limani, thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjërues, përveç atyre gjërave bazike që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezantim ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të hjuhës dhqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, – u shpreh ai.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, ajo, që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha dhqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”,-rrëfeu ajo./Burimi “VOA”

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…