“Festo me engjëjt”, djali i Zef Dedës prek me fjalët për të atin e ndjerë

Një muaj më parë u nda nga jeta aktori i madh, Zef Deda.
Familja, por edhe arti humbi një njeri të madh, një artist të pazëvendësueshëm.

I biri, Jul Deda, në vigjilje të Krishtlindjeve ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin e ndjerë.
“Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marre malli.

Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke.

Festo i qete zemra ime…! Gezuar Krishtlinden. T’du fort Babo…”, shkruan këngëtari në Instagram.