“Fëmija më erdhi me veshin e mavijosur dhe nuk m’i hapën kamerat”

Në kohën kur rasti i 3-vjeçares së dhunuar në kopshtin ‘Stinët’ duket se po merr zgjidhje, dëshmi të reja kanë zbuluar se në fakt rast i të miturës, mund të mos jetë i vetmi.

‘Stop’ ka publikuar rrëfimin e një denoncuese, e cila dëshmon se e kishte fëmijën e saj në kopshtin në fjalë për thuajse një vit.

Ajo shprehet se një ditë, fëmija i saj i është ankuar se sanitarja i kishte shkulur veshin, i cili sipas denoncueses, tashmë ishte mavijosur.

Pas insistimeve të nënës në fjalë për të hapur kamerat dhe për të parë atë se çfarë mund të ketë ndodhur, ajo shprehet se nga ana e kopshtit i është thënë se fëmija i saj mund të jetë bërë me bojë, duke mohuar kështu dhunën e ushtruar kundrejt tij.

Megjithatë, nëna tregon se mavijosja në veshin e fëmijës së saj vazhdoi për një javë të tërë.

DENONCIMI:

Denoncuesja: Kam pasur fëmijën për rreth 1 vit tek ky kopsht. Kam pasur dyshimet e mia për mënyrën se si trajtoheshin fëmijët aty sepse më ndodhi një rast që fëmija më erdhi me një shenjë tek veshi dhe fëmija pretendonte që i ishte shkulur veshi, ndërkohë që nga edukatorja dhe nga sanitarja që ishin prezentë në atë moment, thoshin që “ jo, e ka bërë me bojë duke ngjyrosur”, ndërkohë që ishte mëse e dukshme që ka pasur dhunë pasi për 1 javë vazhdoi mavijosja.

Dhe ka ndodhur nën kujdesin e cilës edukatore?

Denoncuesja: Ka qenë edukatorja tjetër e cila e ka emrin edukatore Ola. I kërkova me shumë edukatë drejtoreshës që të më vendosë në dispozicion kamerat, por nga ana e saj pata vetëm justifikime dhe në atë kohë u ndërrua edukatorja e djalit dhe nuk kishte më të njëjtën edukatore pas ngjarjes dhe pas asaj ngjarje, vjen edukatore Lina. Më ndodh njëherë tjetër që dëgjoj që ju ngrit zëri fëmijës kur unë po shkoja për ta marrë. Isha tek shkallët. Mësuesja i bërtiti “fillove prapë ti?”, por ishte një ulërimë, nuk e di…

Jeni duke folur për të njëjtën edukatore që ka dalë edhe në transmetimet tona apo jo?

Denoncuesja: Po

Sa kohë ka qëndruar fëmija juaj me këtë edukatore?

Denoncuesja: 2-3 muaj. Në momentin që shkon dhe e merr i ati, ditën që ndodhi tërheqja e veshit, thanë që “është bërë me bojë”. Fëmija kur futet në makinë, fillon dhe qan me të madhe “pse nuk më besoni ju mua? Mua ma ka tërhequr sanitarja veshin” dhe ngulte këmbë. Realisht nuk donte që të shkonte, thoshte që “nuk dua të shkoj”. Mund të ishte menaxhuar dhe distancuar në vend që ta fshihte ngjarjen. Fakti që unë kam kërkuar 2 herë kamerat dhe më është mohuar aksesi për të parë kamerat, atëherë ka pasur gjëra të tjera që mbase nuk donin që prindërit t’i shikonin sepse nuk e shpjegoj dot ndryshe. E largova sepse është ajo frika që nëse ndodh diçka, prindërit pastaj nuk përmbahen. Përderisa gjëja degradon në dhunë fizike, nuk besoj se dhuna verbale është një gjë jashtë normales.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…