Eni Çobani nxjerr ne shesh s.ekretet tek Rudina: Puthjen e parë e dhashë kur isha

LAJME

Juristja e njohur Eni Çobani, është e martuar me Avenir Shehun dhe ka një djalë që quhet Ald. Këtë herë ajo ka bërë një intervistë ndryshe, ku ka mirëpritur dhe i është përgjigjur pyetjeve kurioze të bëra nga qytetarët.

Një ndër pyetjet më interesante ka qenë se në çfarë moshe e ka dhënë puthjen e parë.
Pjesë nga intervista në Tv Klan

Qytetari: Zonja Eni në çfarë moshe e keni dhënë puthjen e parë?
Eni Çobani: Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime. Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt,

në një pemë e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Pastaj mos i krahasojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim përjetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin.
Rudina Magjistari: Si jeni njohur?

Eni Çobani: Ne kemi një lidhje familjare dhe nëpërmjet një njohje të përbashkët në një takim familjar ngelën sytë, jo se unë nuk e pëlqeva si person, por nuk e mendoja si njeriun që do vazhdoja jetën. Ai me shumë qetësi dhe dashuri arriti që Enin ta fitonte.