Elsa Lila, viktimë e paragjykimeve dhe thashethemeve..

Kur Kledi Kadiu shpalli fituesin e Festivalit të 62 të RTSH, në sallë ra një heshtje dhe pati pasthirma habie, “si ka mundësi”.
Dhe kishte kuptim habia, pasi të gjithë prisnin që fituese të ishte Elsa Lila.

Jo për shkak të fjalëve të hapura që muaj para nisjes së Fesitvalit, siç ndodh çdo vit në fakt, por se diferenca e Elsa Lilës me këngëtarët e tjerë në festival ishte evidente.

Një diferencë që ndoshta nga televizioni mund të mos kuptohet (ashtu siç u ankuan se nuk kuptoheshin as fjalët e këngës së Elsës), por në sallë zëri dhe emocioni që përcillte Elsa Lila, bënte dallim nga gjithë të tjerët.

Ndërsa të gjithë të tjerët bënin zhurmë (me përjashtim të dy apo tre të rinjve, Anduel Kovaçi, Festina Mejzini, Eldis Arrnjeti), Elsa aty sillte jo vetem historinë e saj të trazuar, por vetë muzikën.

Një muzikë që të mbushte dhe të falte atë emocion që veç një këngëtar i dimensioneve të saj mund ta arrijë.
Por edhe këtë radhë, Elsa Lila ra viktimë e paragjykimeve dhe thashethemeve, se ishte vendosur me kohë që festivali do të fitohej nga ajo, për të përmbushur ëndrrën Eurovision.

Askush fjala vjen, nuk tha asnjë fjalë, se në Eurovision po shkon vajza e një biznesmeni (edhe pse mund të jetë shumë këngëtare e talentuar), me një këngë që nuk të lë asnjë shije.

Por jo, ne duhet të godasim atë që e ka goditur jo pak jeta, meqë e kemi zakon që të strukur pas tastierës së kompjuterit, të sulmojnë më të suksesshim. Se kështu të paktën nuk ndjehemi aq të dështuar!
Tani le të presim festivalin dhe objektivin e radhës, se edhe këtë herë paragjykimi dhe thashethemi triumfuan. (TemA)

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…