Elia Zaharia merr vendimin “ndëshkues” ndaj Princ Lekës dhe partneres së re

Elia Zaharia ka qenë deri më tani më e tërequra në vorbullën e lajmeve së divorcit me Princ Lekën, e më pas lidhjes së re të këtij të fundit.

Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë, duket se të pashqetësuar nga zërat lartë e poshtë. Siç vë re Vizionplus.tv sot, Elia ka “ndëshkuar” çiftin e ri, duke i hequr të dy nga rrjetet sociale.

Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instgram, pasi dikur kanë qenë mikesha. Duket se përveç martesës me Princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen.Kujtojmë se divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie.

Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina.

USA Italian Dental Clinic