Ekskluzive/ Alba Hoxha: Mjaft më! Nuk kam jetuar kurrë në shtëpinë e Albi Nakos

Nuk është hera e parë që lajmet për një raport të ngushtë të koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha zënë titujt kryesorë të portaleve shqiptare, dhe nuk është hera e parë që dy protagonistët i mohojnë.

Edhe këtë fundjavë, lajmet për një “ndarje tjetër” të tyre janë përhapur me shpejtësi në disa media e portale. Madje, me gjasë, “ndarja” e Albit dhe Albës paska çuar edhe në vendimin e kësaj të fundit për t’u larguar nga shtëpia e koreografit, me të cilin kishte nisur të bashkëjetonte prej disa kohësh.

Balerina dhe prezantuesja e motit në Tv Klan, në fakt ka reaguar menjëherë në llogarinë e saj në Instagram duke i hedhur poshtë këto spekulime, të cilat, sipas Albës, nuk kanë asnjë bazë të vërtetë. As për lidhjen me Albin, as për bashkëjetesën, madje, më keq akoma, as për ndarje e për largim nga shtëpia.

Në një prononcim ekskluziv për Class, Alba thotë se asgjë ç’është shkruar së fundi nuk është e vërtetë: “Nuk kam jetuar KURRË në shtëpinë e Albi Nakos. Kam jetuar e vazhdoj të jetoj me familjen time”, – thotë ajo prerë duke theksuar se gjithçka është bërë me qëllim për të cënuar jetën e saj private: “Janë gjëra të pavërteta. Kam kuptuar se gjithçka bëhet për ca klikime më shumë dhe nuk po arrij dot të kuptoj pse nuk po merr fund”, – vijon Alba.

E pyetur nëse ka pasur apo ka vërtet një raport të ngushtë me Albin, balerina thekson: “E kam thënë disa herë. Jemi thjesht miq dhe kemi raporte kolegësh, koreograf – balerinë, kështu që mjaft më!”

Po a ka diçka të re në jetën e saj, jashtë Albi Nakos? Edhe për këtë, Alba është e prerë: “Në momentin që do të ketë diçka të re në jetën time private, do ta bëj publike, kështu që rrini të qetë!”

Deklarata e Albës u jep fund edhe një herë të gjithë zërave për një lidhje dashurie me Albi Nakon. Sipas balerinës, ky raport i shumëpërfolur është kthyer në “garë” klikimesh tashmë, kështu që duhet të marrë fund sa më parë, në mënyrë që të mos cënohet më dinjiteti dhe imazhi i saj.

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…