”Ejlyl” si rrallëherë në një rrëfim për jetën e saj

LAJME

Është një nga personazhet me të dashur për publikun tek seriali ‘’Lule të vetmuara’’.

Biran Damla Yilmaz ose siç njihet nga publiku shqiptar me emrin e personazhit Ejlyl së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat turke.
Ajo tregon se si u bë aktore dhe shumë të pathëna nga jeta e saj.
Si është në jetën reale Biran Damla Yilmaz (Ejlyl)?

-Unë bëj shumë për familjen time, sidomos për mamanë dhe motrën time. Mamaja ime është edhe shoqja ime dhe jam me fat për këtë gjë. Motra ime është shumë e vogël por jemi shumë të lidhura. Në jetën reale jam një vajzë e fortë, me besim tek vetja dhe kam mësuar nga gabimet shkruan revistawho. Si u bëre aktore? Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

-Me aktrim nisa në moshë të vogël. As vetë nuk e dija që mund të aktroja. Shihja lajmet me gjyshin dhe imitoja spikerin. Ndonjëherë imitoja aktorët në filmat që shihja me prindërit. Për mua ishte vetëm një lojë sepse isha fëmijë, por më pëlqente dhe argëtohesha. Teksa rritesha fillova të kuptoja veten. Një ditë i thashë mamasë sime “Shiko, mami, mos prit nga unë të kem një punë normale sepse nuk mundem, përgatitu për atë që do të shohësh”. Dhe tani jam aktore. Kur isha e vogël nuk e imagjinoja kurrë që do arrija këtu.

Të bëheshit aktore ishte ëndërr e fëmijërisë?
-Jo vetëm aktore. Unë kam qenë një fëmijë që ëndërroja shumë. Ëndërroja të bëhesha astronaute ose agjente speciale. Edhe aktore doja të bëhesha dhe kurrë nuk e humba besimin që do t’ja dilja. Me besim nuk ka asgjë që nuk mund të bësh. Ne të njohëm nga seriali “Lule të vetmuara”. Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Çfarë vendi ka në jetën tënde ky serial?
-Në këtë serial unë jam në rol kryesor prandaj do të jetë gjithmonë seriali më i veçantë për mua. Zgjati për shumë gjatë dhe më mësoi shumë. Cilat skena të pëlqen të luash në serial? Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Njerëzve u duket çudi por mua më pëlqen të luaj dramë. Ato skena më çlirojnë. I bëj me kënaqësi.
Çfarë planesh ke për të ardhmen?
-Në fakt nuk kam asnjë. Nuk kam ambicie për të pasur rol kryesor në seriale dhe asnjëherë nuk kam dashur të jem e famshme. Thjesht jam e lumtur që bëj punën që dua’. Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..