E vërteta e hidhur e anijes “Vlora” 32 vjet më parë

Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave “Vlora”, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria. Ishte nisur nga Durrësi 36 orë më parë dhe karburanti pothuajse kishte mbaruar. Fillimisht u mundua të hedhë spirancën në Brindisi, por nuk u pranua nga autoritetet atje ndaj u drejtua për në Bari.

Në bord kishte edhe njerëz të armatosur, përveç emigrantëve në arrati nga regjimi komunist gati gjysmëshekullor. Anija kishte mbërritur në portin e Durrësit nga Kuba plot me sheqer dhe shkarkimi nuk arriti të përfundonte kur u rrethua nga një “det njerëzish”. Komandanti i anijes tha se u kërcënua me thika që të riniste lundrimin drejt Italisë.

Gazetat e 9 gushtit 1991 gazetat shkruanin se bëhej fjalë për 11 mijë persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20 mijë. Fotografitë e famshme të Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.

Eksodi i Shqiptarëve drejt botës së lirë. 8 gusht 1991,, 20 mijë shqiptarë me anijen “Vlora” nisen drejt Italisë | Gazeta Telegraf
Ishte ora 11.30 kur pjesa më e madhe kishte arritur të zbriste në platformë. Temperaturat ishin përvëluese. Shqiptarët kërkonin bukë dhe ujë. Anija “Vlora” ishte kthyer në një nevojtore me erë të keqe.

Video/ Anija ‘Vlora’ me 20 mijë shqiptarë drejt Italisë, 27 vite nga eksodi i vitit 1991 – Gazeta Mapo
Policia italiane merr vendim që të gjithë shqiptarët e t’i fusë në stadiumin e vjetër të qytetit derisa të merret një vendim. Kryeministri i kohës Giulio Andreotti doli në një deklaratë duke refuzuar të mikpresë të tjerë refugjatë.

“Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre” – tha ai.

Ajo që ndodhi në stadiumin e Barit janë të paktë ata që e kujtojnë tashmë. Për ditë të tëra shqiptarët u lanë në mëshirë të fatit. Uji dhe buka u hidhej nga helikopteri. Më të fortët arrinin të merrnin. Skenat janë të paimagjinueshme për një shtet evropian.

Më pas nisën revoltat.

Një grup të rinjsh shkulën pllakat e shkallëve dhe hodhën gurë kundër policisë. Përleshjet zgjatën 3 ditë. Më të dhunshmet ishin ato të së dielës së 11 gushtit. 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.

Më pas erdhën lajmet se një pjesë e rrethimit ishte çarë. Një pjesë e shqiptarëve kishin mundur të dilnin nga stadiumi duke u strehuar në familje italiane ose te shqiptarë kishin mundur të iknin me ambasadat e 1990 apo me eksodin e marsit.

Mediat italiane të kohës reaguan ashpër duke e konsideruar këtë sjellje të qeverisë së tyre si çnjerëzore. Edhe në parlamentin italian të kohës debatet politike ishin të ashpra për mënyrën si shqiptarët po mbaheshin për ditë të tëra, në pisk të vapës në një stadium të rrethuar me policë.

Autoritetet nuk humbën kohë dhe po bënin gati të ndërmerrnin një nga operacionet më të madh i riatdhesimit në historinë e Italisë me 11 avionë ushtarakë, 3 avionë të Alitalia dhe 3 motobarka.

Kur i nxorën nga stadiumi i gënjyen. U thanë se po i shpërndanin, por në fakt i kthyen mbrapsht në Shqipëri. 17 400 persona u riatdhesuan, të anijes Vlora, por edhe një pjesë që kishin mbërritur me anije të tjera në të kaluarën. U mbajtën vetëm 1500 persona që paraqitën kërkesë për strehim politik.

Ministri italian i punëve të Brendshme, Gianni De Michelis mbërriti në Tiranë duke ofruar një plan ndihme. 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera.

Vite më vonë njëri prej shqiptarëve që vuajti kalvarin e stadiumit të Barit e paditi shtetin italian në Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strazburg dhe fitoi. E vërteta është se populli italian i 30 viteve më parë i mikpriti shqiptarët, por politika ka dritëhijet e saj dhe e vërteta duhet thënë ashtu siç është. ©LAPSI.al

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…