E trishtë/ Vajza e tij vdiq në një aksident sot, ish-Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo: Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavo, i cili ka humbur në moshë të re vajzën e tij, Evën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vangjel Tavo, i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar mbajtjen e ceremonisë mortore.Ai shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.
Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër’, shkuan ai.