E trishtë! Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur nga Shkodra

LAJME

Një tjetër gazetare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur dot të fitojë betejën me Covid-19.

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Dushi është një gazetare e njohur në Shqipëri, me një karrierë të pasur, pasi ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook:
Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare .

Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thot lamtumire Anila Dushit.