E rëndë në Tiranë, bie nga kati i nëntë i ndërtesës, humb jetën punëtori

Mëngjesin e sotëm, një punëtor rreth moshë 38-vjeҫ, ka rënë nga lartësia teksa punonte në një pallat në ndërtim (Univers City) në Tiranë.

Si pasojë punëtori ka ndërruar jetë.
Njoftimi:

“Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.