Vetëm për të dalë nga skamja ekonomike në të cilën ndodhen, njerëzit kanë shkuar edhe në veprime.Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këtë vajzë, e cila vendosi të martohej me një burrë 68-vjeçar, pasi kishte kaluar një jetë ndryshe.
Sipas mediave amerikane, protagoniste e kësaj historie është një 24- vjeçare me origjinë nga Jacksonville, e cila kishte lënë pas dy martesa të dështuara dhe kishte pasur një raport të vështirë me familjen.
Një histori e ngjashme edhe ajo e 68- vjeçarit, i cili ishte mbajtur larg nga djali i tij, pasi partnerja e tij e parë ishte larguar me të voglin, ishte martuar sërish dhe kishte pasur fëmijë të tjerë, para se të divorcohej sërish.
E reja dhe i moshuari u njohën në një sajt takimesh online, ku pasi u takuan dhe u lidhën, vendosën të martoheshin me njeri-tjetrin.Pas tre muajsh, u zbulua surpriza e hidhur, teksa vajza po shikonte disa fotografi të vjetra të bashkëshortit të saj, ku ai shihej me djalin e parë, të cilin i moshuari nuk e kishte takuar më. Ai fëmijë ishte babai i 24- vjeçares.Sipas raporteve, vetëm pas martesës ata zbuluan se ishin gjysh e mbesë, por pavarësisht kësaj për momentin nuk kanë ndërmend që të ndahen.
Great read! The clarity and depth of your explanation are commendable. For further reading, here’s a useful resource: EXPLORE FURTHER. Let’s discuss!