E mbani mend Gaviotën? Zonja e Parë e meksikës konfirmon lajmin e hidhur me ndjekësit

LAJME

Aktorja mjaft e dashur për shqiptarët, e njohur me rolin e Gaviotës në telenovelën “Dashuri dhe Tekila”, tansmetuar vite më parë është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Angelica Rivar është ndarë nga Presidenti i Meksikës, pak pas përfundimit të mandatit të tij, shkruan meganews.al
Vetë aktorja ka publikuar një status në profilin e saj në Facebook, ku ndan lajmin e hidhur me ndjekësit e saj.

Angelica shkruan:
Më vjen keq për këtë situatë të dhimbshme për mua dhe për fëmijë. Për këtë arsye kam marrë vendimin për t’u divorcuar.
Burri tim, gjithmonë ia dhashë me dashuri kohën dhe përpjekjet e mia për të përmbushur si bashkëshorte, shoqe dhe nënë.

Sot gjithë energjia, forca dhe dashuria ime janë të përqendruar në mbetjen e një nëne të mirë, në rikuperimin e jetës sime dhe karrierës time profesionale.
E vlerësoj respektin për të ruajtur qetësinë emocionale që fëmijët tanë meritojnë. Sinqerisht. Angelica Rivera”

Në vitin 2014, shumë meksikanë u zemëruan kur u njoftua se Rivera jetonte në një shtëpi multimilionëshe të regjistruar në një ndërtues që kishte marrë kontrata publike.
Ajo tha në atë kohë se kishte blerë rezidencë legjitime me të ardhurat nga karriera e saj aktive, por se ajo ishte duke shitur aksionet e saj në pronë, transmeton meganews.al

Rivera dhe Pena Nieto, paraqitjen e fundit zyrtare së bashku e kishin më 15 shtator për festimet e Ditës së Pavarësisë së Meksikës.
Ata u dukën gjithashtu në janar në funeralin e një udhëheqësi të shquar të Partisë së tij Revolucionare Institucionale./meganews.al/