E mbani mend Gaviotën? Zonja e Parë e meksikës konfirmon lajmin e hidhur me ndjekësit

LAJME

Aktorja mjaft e dashur për shqiptarët, e njohur me rolin e Gaviotës në telenovelën “Dashuri dhe Tekila”, tansmetuar vite më parë është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Angelica Rivar është ndarë nga Presidenti i Meksikës, pak pas përfundimit të mandatit të tij, shkruan meganews.al
Vetë aktorja ka publikuar një status në profilin e saj në Facebook, ku ndan lajmin e hidhur me ndjekësit e saj.

Angelica shkruan:
Më vjen keq për këtë situatë të dhimbshme për mua dhe për fëmijë. Për këtë arsye kam marrë vendimin për t’u divorcuar.
Burrit tim, gjithmonë ia dhashë me dashuri kohën dhe përpjekjet e mia për të përmbushur si bashkëshorte, shoqe dhe nënë.

Sot gjithë energjia, forca dhe dashuria ime janë të përqendruar në mbetjen e një nëne të mirë, në rikuperimin e jetës sime dhe karrierës time profesionale.
E vlerësoj respektin për të ruajtur qetësinë emocionale që fëmijët tanë meritojnë. Sinqerisht. Angelica Rivera”