E mbani mend Ferhatin/ Në jetën reale ai e ka gruan yll të bukur: Ja si duket ajo…

LAJME

Me rolin e tij si “Ferhat” në serialin “Dashuri bardh e zi”, Ibrahim Çelikkol është kthyer në një nga aktorët e preferuar të publikut shqiptar

e sidomos historia e tij e dashurisë me Asllën e ka tërhequr shumë vëmendjen e teleshikuesve. Shumë fansa të tyre janë shprehur se ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin e do donin që të ishin çift jo vetëm në serial.

Mirëpo në jetën reale aktori turk është i martuar me Mihre Mutlu, një arkitekte shumë simpatike, shkruan Xing.al.
Çifti e mbajtën lidhjen e tyre sekrete, por në prill të vitit të kaluar Ibrahim i bëri gjërat zyrtare kur shkoi t’i kërkonte dorën e Mihres babait të saj. Çifti u martuan në maj të vitit të kaluar dhe tërhoqën shumë vëmendjen duke u veshur në dasmën e tyre si romanët.

Ibrahim dhe Mihre nuk e mbajnë më të fshehtë dashurinë dhe janë shumë aktiv në rrjete sociale ku postojnë shpesh foto në krahët e njëri-tjetrit, disa prej të cilave jua sjellim më poshtë./Xing.al