Antoneta Papapavli lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938, dhe u nda nga jeta ne Tirana me 13 shtator të vitit 2013 nga nje se mundje e rende, ishte aktore e njohur shqiptare.
Antoneta Papapavli, fisnikja e skenës dhe ekranit.Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në TP, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar.
Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, etj. Doli në pension në tetor 1985.