E mban gjithmonë të fshehtë, Eliona Pitarka prezanton për herë të parë bashkëshortin

LAJME

Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë dhe këtë lajm të bukur na e ka treguar vetëm së fundmi.

Në rrjete sociale, Eliona ka treguar se po pret një vajzë dhe në rrjete sociale s’na i ka kursyer më pozat me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ka treguar se po kalon ditët më të bukura të jetës së saj teksa është në pritje të bebushit dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë. Së fundmi, në një ‘mini-intervistë’ me ndjekësit e saj në Instagram, Eliona ka treguar gjithçka për shtatzëninë, martesën e partnerin misterioz.

Eliona ka rrëfyer se është martuar dhe ka tashmë 3 vite e gjysmë me partnerin. Të dy e kanë pritur shumë të lumtur lajmin e shtatzënisë dhe të dy dëshironin të kishin vajzë. Bashkëshorti i saj nuk ka aspak lidhje me televizionin dhe bën një punë tjetër.

Megjithëse s’e kishim parë më herët, aktorja e bëri “zemrën gur” dhe publikoi foton e parë me partnerin, të cilin deri tani e kishte mbajtur të fshehtë nga mediat e publiku.