“E kam të pamundur të…”, gazetari raporton mes lotësh nga homazhet për aktorin Zef Deda

Një raportim mes pikëllimit të fort. I tillë ishte ky për gazetarin e Shkodrës, Senad Nikshiqi teksa raportonte për News24 nga homazhet për aktorin e madh të humorit, Zef Deda.

Nikshiqi mes lotësh bëri me dije se homazhet për artistin shkodran kishin nisur, ndërsa tregoi se e kishte të pamundur të mos prekej, pasi ishte rritur me një figurë emblematike si Zef Deda.


Ky i fundit ndërroi jetë dje pas një sëmundje të rëndë.
(BalkanWeb)