“E kam provuar në lëkurë”, Jonida Maliqi tregon momentin e vështirë nga e kaluara

LAJME

Jonida Maliqi është këngëtarja e zgjedhur që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong këtë vit.

“Ktheju Tokës” është një këngë mjaft e ndjerë për jetën e shqiptarëve që janë dashur të përballen me emigracionin.

Pak orë më parë, Jonida ka ripostuar në “Instagram” videon e këngës, nga ku shprehet se dhimbjen e emigracionit e ka kaluar edhe vetë, në familjen e saj.

“Emigracioni nuk ka vetem ngjyrat e vendit tim. Sot ai eshte nje problem boteror.
Une e kam provuar ne lekuren time çdo te thote te mos kesh pjestaret e familjes nen te njejten shtepi, shtet.
Thirrja ime eshte thirrje shpirti, e te gjitheve, per te qene bashke, te lumtur, te rrethuar nga dashuria!

Shume prej jush me kane shkruajtur dhe e kane ndjere kete kenge ne cdo note, disa te tjere kane kuptuar dhimbjen edhe nga xhirimet e videoklipit.
Jam e lumtur qe e doni ‘Ktheju tokes’ ashtu si une”, shkruan Jonida.