“E di vetë ti, se çfarë më thua kur takohemi nga afër”, Meta sfidon Ramën, dhe i nxjerr videon e 20 viteve më parë: Faleminderit për fjalët e mira

LAJME

Presidenti Meta i është përgjigjur Ramës, me fjalët që ka thënë vetë për të rreth 20 vite më parë.

Meta e falenderon Ramën për fjalët e mira që ka thënë 20 vite më parë ndaj tij, dhe shton se ato mendime përsëriten dhe në takimet e afërta dhe pa kamera mes tyre. Meta i kërkon Ramës që të heqë dorë nga varësia prej bandave dhe oligarkëve dhe ti hapë listat 100%.

“Iliri në vetëm dy vote tregoi, se jo vetëm ka vullnetin dhe talentin për të qeverisur, por ka aftësinë të përshtatet me një gjeneratë të re, këtu bëhet ndarja finale”, shprehej Rama në videon e postuar nga ana e presidentit.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Postimi i Metës:
Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti! Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani! Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Përplasja në distancë mes presidentit dhe kryeministrit nisi paraditen e sotme, kur Rama u shpreh se Meta u ka shumë borxhe shqiptarëve, dhe se ka marrë në dorë kryesimin e opozitës, duke shkelur mbi parimet e institucionit që drejton. Por duket se replikat do të vijojnë dhe mbetet për tu parë cilat do të jenë reagimet e ardhshme të palëve. (E.K/Faxweb.al)