“Drejtësi për Liridonën”, protestë para ambasadës së Kosovës në Tiranë

Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijë të vegjël ka lënë një gjurmë të thellë trishtimi tek gjithë opinioni publik.

Shoqëria civile ka dalë sot në protestë përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë duke dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë. G

Një mesazh pati edhe nga ambasadori i Kosovës, Skënder Dyrmishi i cili tha se “drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”.