“Diagramë e mendjes në lëvizje”/ Vangjush Ziko: Moikomi Zeqo e bën lexuesin që nëpërmjet fjalëve të figurshme të kalojë në një gjykim mendor metaforik

LAJME

Sot është dita e lindjes së Moikom Zeqos. E kujtojmë sot njeriun e mençur e të ditur përmes një shkrimi që na sjell mes nesh poetin, këtë shpirt të bukur, që qoftë edhe për pak na shkëput nga materialja për të na përfshirë në një botë metaforike.

Moikom Zeqo u nda nga jeta, po në muajin qershor, duke lënë pas një boshllëk të madh: atë të njeriu të angazhuar, që fliste me kompetencë për artin, kulturën, politikën.

Dy ditë më parë, me rastin e Ditës së Fëmijëve, në Muzeun Historik Kombëtar u hap një ekspozitë me ilustrime të fabulave të krijuara nga Moikom Zeqo, ndërsa sot, në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Durrës, do të zhvillohet aktiviteti përkujtimor: “Arkeologu nënujor i kulturës qiellore”. Tanimë, puna e Moikom Zeqos vazhdon më tej nga Instituti që mban emrin “Moikom Zeqo”, nën kujdesin e pasardhësve të tij.

Pegasi është kali mitologjik me krahë, simboli i frymëzimit poetik në shekuj, që i mbart poetët nëpër botët e ëndrrave të tyre krijuese. Krahët e tij janë të ndryshëm për poetë të ndryshëm të epokave dhe të rrymave të ndryshme letrare. Krahët e Pegasit të Moikom Zeqos janë metaforat moderne.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Metafora, sipas konceptit aristotelian, është parë si një mjet i pasqyrimit të përpiktë të realitetit në planin artistik, i cili nënkupton një pasqyrim realist të botës. Në themel të kësaj metafore qëndron krahasimi midis sendeve apo fenomeneve në bazë të shenjave të tyre të përbashkëta, të raportit relativ, krahasues të tyre. Metafora moderne e vë theksin në aspektin konceptual të pasqyrimit të realitetit, ajo është konceptuale, jorelative. Pegasi i Moikom Zeqos ka krahë të vet metaforën konceptuale.

Moikomi e bëri kredo të vetën artistike thënien e mjeshtrit Filip Valeni: “Poezia është diagrami i mendjes në lëvizje”. Ky postulat, në lexim të parë, tingëllon si një deduksion i një studimi shkencor, që aspak nuk ka të bëjë me frymëzimin poetik. Kjo është shprehja e famshme e një ithtari të zen-it budist, e cila shpreh thelbin e një meditimi të ri mbi poezinë.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Moikomi e ka pohuar se nuk është rob i arsyetimit shkencor: “Instinkti i metaforës tek unë është në luftë, me intuitën e shkencëtarit!”. Moikomi e percepton frymëzimin si një zgjim emocional dhe intelektual njëkohësisht. Ai gjen ngjashmëri midis procesit instiktiv natyral të fenomeneve të natyrës dhe të procesit të ndërgjegjshëm të frymëzimit poetik.

Po e filloj me poezinë “Mjegulla e pavarrosur”, poezi meditative disashtresore me pyetje dhe përgjigje të vetëdijes së shqetësuar të poetit:Lexo lajmin e plote ne hapsiren me poshte..