Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima që dhunoi të miturën 3 vjeçare është shoqëruar në polici.
Rasti i paprecedentë, që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, vuri në lëvizje të gjithë instancat, për të kuptuar së pari që kopshti “Stinët” ka operuar i palicensuar.
dhuna ndaj 3-vejçares, e la atë me këmbë të thyer, ndërsa ishte nëna e të miturës që vendosi ta denoncojë dhe ta bëjë publike këtë ngjarje të rëndë.
Ky rast i publikuar nga emisioni “Stop”, mbrëmjen e kaluar ka ngritur edhe shoqërinë civile në këmbë, të cilët kanë lajmëruar mbajtjen e një proteste në orën 16:00 para godinës së Kopshtit “Stinët” në rrugën Kushtrimi i Lirisë./tvklan.al