‘Dhimbja në zemër nuk po lehtësohet’, Emina Çunmulaj na preku të gjithëve me dedikimin për të ëmën

LAJME

Emina shkruan se ndonëse është mësuar si të jetojë pa të, dhimbja në zemër nuk i është lehtësuar ende. Ajo shprehet se shpreson shumë që e ëma një ditë të kthehet, për t’i thënë se ishte veç një ëndërr e keqe.

“Sekondat. Minutat. Orët. Ditët. Javët. Muajt. Vitet. Të gjithë shkojnë shumë shpejt, por unë ende ndjej se një ditë ti do të trokasësh në derën time dhe do të më thuash se kjo ishte e gjitha një shaka e keqe.

Kam mësuar si të jetojë pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po lehtësohet. Më mungon shumë dhe do të bëja gjithçka në këtë botë vetëm për një përqafim prej teje. Derisa të takohemi sërish mami”, ka shkruar modelja.