Dëshironte të bëhej nënë, Arkonda: Më dhanë ilaçe që mos të lindja kurrë fëmijë! (Video)

Pas vdekjes së prindërve të saj, Arkonda u njoh me një djalë dhe vendosi të ndërtonte një jetë me të. Bashkë me ta jetonte edhe nëna e bashkëshortit dhe të dy e trajtonin Arkondën si një skllave.

Arkonda rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” se ajo i thoshte shpesh frazën “për punë të kemi marrë” teksa nuk mungonin as kufizimet edhe për gjëra minimale. Një tjetër moment kulminant ku Arkonda ndalet gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte kur vjehrra ndërhyri në diskutimin e çiftit për të patur një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Folët ndonjëherë për të bërë fëmij
Arkonda: Po. Isha moshë e madhe. Shkuam për të bërë një vizitë te doktoresha.
Ardit Gjebrea: Pse?

Arkonda: Për të bërë një fëmijë. Shkoj me vjehrrën për vizitë unë. Vjehrra përpara meje futet aty dhe thotë “shihe, thuaji që nuk bën kalamaj ti, i ke fajet ti”.
Ardit Gjebrea: Ah, vjehrra u fut përpara te doktoresha.
Arkonda: Po, të dy bashkë, ajo u fut para, unë mbrapa. E dëgjova unë këtë fjalë. Më jep një recetë doktoresha dhe thotë më vjen keq duhet të marrësh ca ilaçe që të bësh një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte problemi yt?
Arkonda: Që janë tharë vezët, ku di gjë unë, që nuk janë bërë normale vezët.
Ardit Gjebrea: Dhe të dha ilaçe.

Arkonda: Më dha ilaçe.
Ardit Gjebrea: I pive ilaçet ti?
Arkonda: Mora recetën unë, sot mora ilaçet dhe nesër nisem për Tiranë.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk i pive ilaçet
Arkonda: Nuk i piva ilaçet unë. Thashë këtu është një gjë se fillova duke dyshuar ngaqë kishim konflikte herë pas here dhe ai nuk donte që të kisha një fëmijë timin.
Ardit Gjebrea: Erdhe në Tiranë.

Arkonda: Erdha në Tiranë, kam një doktor timin këtu privat. Shkova direkt te ai. I thashë më sheh pak, më bën një vizitë dhe shihe më kanë dhënë një recetë. Doktori sa e pa tha “mos është çmendur gjë ajo? Kjo ta ka dhënë këtë recetën për të t’i tharë vezët, që mos të lindësh kurrë më fëmijë”.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…