Dëgjon zërin e ishit, lë studion me ngashërim/ 39-vjeçarja: Nuk do e fal kurrë (Video)

Pas afro 20 vitesh dhunë, vendos t’i japë fund martesës ndërsa ka mbetur rrugëve në mëshirë të fatit bashkë me 5 fëmijët e saj. Kjo është drama e Blerina Isufajt një nëne të dhunuar nga Berati.

Familja e martoi në vitin 2004 pa dëshirën e saj me Saimir Shahun nga një fshat i Kucovës. Që në fillime të martesës Blerina Isufaj u përball me dhunën nga i shoqi, ndërsa këtë gjë e mbante në heshtje dhe nuk i tregonte askujt. Ishte viti 2006 kur në jetë vjen vajza, e cila sërish nuk mundi të ndryshojë asgjë nga sjellja e babait të saj.

Kështu ndodhi edhe me ardhjen në jetë të 4 fëmijëve të tjerë. Edhe pse Saimir dhe Blerina u bënë prindër të 5 fëmijëve, asgjë nuk e ndali dhunën, ndërsa 39-vjeçarja e falte gjithmonë për hir të tyre. Saimiri ushtronte dhunë mbi të shoqen për shkak të xhelozisë që kishte dhe konflikteve që lindnin në familje për shkak se ai luante lojëra të fatit.

Dhuna ndaj Blerinës nuk kursehej as në sy të fëmijëve të cilët kanë qenë prezent kur babai i tyre e ofendonte dhe e gjuantë nënën. Për këtë situatë Blerina ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, por nuk ka mundur të gjejë asnjë zgjidhje dhe është detyruar të durojë të gjithë torturat.

Shtatori i 2022 do të shënonte fundin e kësaj martese ndërsa Blerina iu drejtua gjykatës për divorc. Kjo gjë erdhi pasi 39-vjeçarja zbuloi se lekët e dëmshpërblimit që Saimiri mori nga vdekja e të vëllait në Greqi, i shpenzoi të gjitha në lojëra fati.

Një shumë prej 36 mijë euro të shpenzuara në kumar për Blerinën do të ishte fundi i botës, ndërsa ajo dhe fëmijët vuajnë për bukën e gojës. Në shkurt të këtij viti gjykata zgjidhi martesën e çiftit Shahu, ndërsa që prej atij muaji ata sërish jetojnë nën të njëjtën çati, mes konflikteve të vazhdueshme pasi Blerina dhe 5 fëmijët nuk kanë ku të shkojnë.

Pak ditë më parë ajo dhe fëmijët ku më e madhja 17 dhe më i vogli 7 kanë fjetur rrugëve, ndërsa Saimiri i nxorri nga shtëpia. E rrezikuar dhe e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, Blerina Isufaj kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”/shqiptarja.com

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…