Dasma e rrallë shqiptaro – pakistaneze, dhëndri mëson shqip për hir të vjehërrisë nga Librazhdi

Sonila Çota është shqiptarja që ka lidhur kurorë me pakistanezin Was Khan. Ata kanë një histori sa të bukur dhe të vështirë të dashurisë së tyre.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, nga SHBA, vend dhe në të cilin jetojnë, çifti kanë zbuluar shumë detaje, të cilat kanë qene vertet prekëse.

“Unë kam ardhur në Amerikë në vitin 2007. Kam bërë bashkim familjar me burrin e parë dhe kam 16 vite në Amerikë tani. Martesa e parë nuk shkoi ashtu siç e mendova unë. Patëm disa probleme familjare dhe martesa jonë u ndërpre. Unë Wasin e kam njohur në punë, ku unë punoja si menaxhere në kompaninë e tij. Aty kemi punuar bashkë dhe në një kohë kemi bërë muhabete, kemi ndarë gjëra familjare. Aty duke kaluar vitet, ai më tregon për veten e tij, që kishte disa probleme me martesën.

Unë fillova t’i shpjegoja jetën time se isha krejt e vetme këtu. Kisha vetëm njerëzit e burrit dhe pak më vonë erdhi djali i dajës dhe daja. Sikur u ndjeva pak më mirë se kisha një person timin afër. Unë doja dikë që të shprehesha, t’i tregoja jetën time, çfarë po ndodhte me mua. Nuk ja tregoja dot familjes sime sepse nuk doja t’i bëja merak, nuk doja t’i mërzisja. I thoja se çdo gjë është mirë.

Kisha nevojë të bisedoja, të tregoja atë ç’ka isha duke përjetuar. Kishte ditë që unë vija në punë dhe isha shumë e mërzitur. Ai më pyeste, por unë nuk i tregoja, derisa erdhi një ditë dhe nuk po e mbaja dot më.

Unë u ndava në 2012 dhe lëviza nga shtëpia ku isha me burrin dhe ndejta me qira me gocat. Edhe aty mora prindërit, dmth i merrja çdo 6 muaj për vizitë në Amerikë. Prindërit e takuan dhe e pëlqyen shumë sepse siç e shikoni dhe vetë është shumë i çiltër, familjar, është shumë i ëmbël.

Tre fëmijët e Wasit jetojnë me mamanë e tyre, dy vajzat e mia jetojnë me mua. Ndërsa bashkë me Wasin kemi një djalë dhe një vajzë. Gjithmonë mblidhemi bashkë”, rrëfeu Sonila.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…