“Çuditë” Që Ndodhin Kur Shkon Mysafir Në Një Familje Shqiptare….

Në ditët e sotme sikur është zbehur paksa në familjet shqiptare zakoni për t’i shkuar për vizitë kushërinjëve, të afërmve apo qoftë edhe të njohurve.
Sot mjafton t’i marrësh në telefon, dhe të vendosni në cilin lokal do ta pini kafen. Gjithsesi, disa zakone ne shqiptarët nuk i ndryshojmë dot sado modernizohemi.

Dhe kjo nuk ka asgjë të keqe në fakt, pasi është pjesë e traditave tona. Me siguri ju që po e lexoni këtë artikulli keni qenë mbi 10 herë për vizitë në shtëpinë e një të afërmi tuaj, duke shoqëruar mamin ose babain, shkruan meganews.al
Ndonjëherë ndoshta jeni vënë në siklet, pasi lutjet e zonjës së shtëpisë për të ngrënë e për të pirë kanë qenë të vazhdueshme. Gjithsesi, përveç lutjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ndodh kur shkon mysafir në një familje shqiptare.

1-Qerasje me çdo gjë
Ne shqiptarët, mbahemi për njerëz mikëpritës. Mund të jemi të varfër, por ama çfarë kemi në shtëpi kur na vjen dikush mysafir, e vendosim mbi tavolinë.

2-Lutje e vazhdueshme për të ngrënë
Edhe nëse ke shkuar thjesht për vizitë, e zonja dhe i zoti i shtëpisë të luten gjithmonë për të ngrënë.
3-Nuk të lënë të ikësh edhe pse ke qëndruar 5 orë

Sa herë që ti tenton të ikësh ata do të të luten që të qëndrosh më shumë.4-Babi thotë gjithmonë sille edhe atë gjënë që ju nuk e keni në shtëpi
Babai duke mos ditur se çfarë ka apo jo në shtëpi, thotë gjithmonë sille edhe atë, për shembull amareta. Nga ana tjetër mami bën me shenjë që nuk ka amareta.

5-Dikush ikën gjithmonë në dyqan për të blerë pij
Përpara se të vijnë mysafirët, gjithmonë dikush nga familja shkon në dyqan për të blerë Coca Cola.

6-Mysafiri nëse shoqërohet nga mamaja, ajo ia bën me shenjë që të mos hajë shumë
Kalojmë tek sjellja e mysafirit. Nëse je natyrë pa komplekse, ha çfarë të ofrohet, dhe nga ana tjetër mami ta bën me shenjë që të mos i hash të gjitha. (Mami: I ke të gjitha në shtëpinë tënde)
7-Kur të ofrojnë ndonjë karamele, të thonë “Mos ma kthe, se më kthehet fati”

Që të mos i kthesh gjërat që të urojnë, të vënë në sedër se mund t’i kthehet fati, nëse refuzon.
8-Edhe pse kë ngrënë çdo gjë dhe mezi po lëviz, i zoti i shtëpisë të thotë “Asgjë nuk hëngre, s’të pëlqeu më duket”
Pasi ha drekë ose darkë, dhe nuk mund të lëvizësh pasi ke konsumuar çdo gjë në tavolinë, ia pret i zoti i shtëpisë “Asgjë nuk hëngre, s’të pëlqeu më duket”.

9-Të lusin që të flesh aty
Nëse je për darkë, të lusin të flesh aty, të thonë “Kemi vend sa të duash”.
10-Kur bën ndonjë tentativë për të ikur, të thonë “ti shyqyr që na erdhe, do të ikësh”
Një shqiptar nuk të lë të ikësh nga shtëpia kur i ke shkuar mysafir pas një mungese të gjatë.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…

This Post Has 4 Comments

  1. Wow, awesome blog layout! How long have you ever been blogging for?
    you made running a blog look easy. The whole look of your web site
    is magnificent, as smartly as the content! You can see
    similar here sklep online

  2. Fantastic perspective! The points you made are thought-provoking. For additional insights, check out this link: FIND OUT MORE. What do others think about this?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *