Cmenduri! “Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Edi Ramës me gruan e Lulzim Bashës”

LAJME

Shkrim ne Facebook nga Bledi Mane: 1./ E njeh ndokush Xhelal Bashën, babain mekanik, të heshtur e të lodhur të Lulzim Bashës?

Po Remzie Bashën mësuesen e fillores përveç ish nxënësve të saj, a e kujton dikush? Përjashtim bën vetëm djali i tyre i vogël, Erlindi, i cili njihet pak fare se u largua i llahtarisur nga puna që bënte në Gjykatën e Lartë. Iku i fr ikësuar para se ta kapte vettingu.

Kjo familje e thjeshtë tironce do vazhdonte e qetë të çapte tavën e dheut apo të mbushtte ujë te pusi në fund të oborrit poshtë caracit por rehatinë ia prishi krushqia e djalit të madh, i cili ndryshe nga tradita, u morr për burrë nga një labe. Aurela e Xhaferrit dhe e Xhanes ia vuri syrin që në gjimnaz dhe ca me posesivitetin e saj dhe ca me lekët e fajdeve të Vefa-s, e joshi. Aurela gjeti burrë qysh në vitin 1994 por qysh nga viti 1994 Lulzim Basha nuk ka gjetur grua, Luli ka gjetur një shtrydhëse.

2./ Ishte ministër transportesh dhe nëse doje punë apo financime, do kaloje nëpërmjet kunatit. Emërimet apo shkarkimet në diplomaci kur u bë ministër i jashtëm nuk i aprovonte Luli, por kunati ishte paradhoma e tij. Tenderat e shumta te ministria e brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste. E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vj edhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike.

Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme: zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti se kser. Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën. Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita pas zgjedhjeve mori vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin.

3./ Mes gjithë kësaj meseleje postzgjedhore tahmaqarësh, unë dyshoj te një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe gruas së Lul Bashës. Prisni, prisni mos u nxitoni e mos reagoni kaq shpejt për humbjen e PD-së.
Nuk është flirt erotik, është flirt perversësh. Edi Rama tashmë e sheh që i fundit i Mohikanëve Sali Berisha e mbushi ymrin dhe ligjin mbi Lul Bashën e bën vetëm familja e gruas së Lulit. SPAK-u ndërkohë është vënë në lëvizje kundër fëmijëve të Saliut duke i lënë rrugë të lirë grykësisë së familjes së Xhaferr Isufit.

Familja e Xhaferrit pasurohet duke mbajtur peng dhëndërin, dhëndëri mban peng opozitën, Edi Rama qeveris i qetë. Fundja janë më të qetë kështu. Luli 8 vjet në opozitë bëri lekë pa fund pa firmosur asgjëkundi e nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Në shtator i ofrohet Ramës duke marrë 7 ministri dhe vetë bëhet kryetar parlamenti përsëri duke u pasuruar e duke mos firmosur asgjë me dorën e tij.

Protestat me molotov zveniten ndërkohë opozita përçahet më dysh. Opozita e Aurela Bashës qeveris me Edi Ramën, ndërkohë opozita fundore e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit as çizme për të gjuajtur në parlament nuk do kenë.
Mos u trishtoni se Ilir Meta nuk do jetë në b urg për korrupsion por do jetë duke punuar opinionist te Syri Televizion! 😉