“Çmend” analisti Burimi, përplaset me Bidon: Ti paguhesh me rrogë nga shqiptarët, kështu që qepe llapën

Profesori i Asociuar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ardit Bido është përplasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” me analistin Genc Burimi.

Ndërsa po diskutohej për çështjen Beleri, dhe një studim të botuar nga Bido për vetëdeklarimin e rremë si minoritet grek në jug të vendit, Burimi i është drejtuar duke i thënë se ai nuk mund të flasë për këtë çështje pasi është palë me qeverinë, duke kujtuar se është në pozicionin e Drejtorit të Arkivave. Bido ka reaguar duke thënë se nuk është palë dhe as ka konflikt interesi.

Pjesë nga debati:

Ardit Bido: Për Fredi Belerin u bë një presion i madh nga shteti grek. Dy kryebashkiakë takuan Belerin dhe sot ikën me 70% të votave kundër. Ata shitën një nacionalizëm shumë të fortë që i duhej Greqisë për censusin për të rritur mbi 20% artificialisht nga njerëz që nuk identifikohen si grekë në Himarë dhe Konispol. U duhej Beleri sepse në Himarë kur nuk tejkalohet shifra 14.5% e njerëzve që e quajnë veten grekë, i duhej një kryebashkiak si Beleri. Kur kjo nuk u bë, Greqia heshti.

Genc Burimi: Pse duhet tu besojmë ne ju? Ju jeni palë, jeni në konflikt me Belerin.

Bido: S’jam pale.
Burimi: Je pale se je në konflikt gjyqësor e Belerin. Po ashtu je nënpunës që paguhesh nga Qeveria e Ramës.

Bido: Për mentalitetin tuaj…
Burimi: Mos përdor fjalën mentalitet se nuk ta lejoj.
Eni Vasili: Burimi lërë të përgjigjet.

Bido: Për mentalitetin tuaj që nuk dini as të dëgjoni por vetëm të flisni, dhe nuk thoni ndonjë gjë të zgjuar, të qenurit i paguar nga taksapaguesit shqiptarë, është i paguar nga kryeministri. Unë paguhem nga taksapaguesit shqiptarë,
Burimi: Pra nga qeveria shqiptare.

Bido: Nga taksapaguesit. E zbatoj në mënyrë perfekte ligjin e administratës publike, për detyrën që e bëj shumë mirë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga vetja ime për një post, a mund të përgjigjem? Për broçkullat që ju thoni, nuk jam në konflikt me Belerin.
Burimi: Broçkull je ti vetë. Vazhdoni të shani. Po shatë, do tju shaj

Bido: Mua më paguajnë taksapaguesit për detyrën që e bëj shumë mirë. Kam bërë një studim shkencor që e pranojnë profesorët më të mirë shqiptarë dhe grekë!
Burimi: Ti paguhesh me rrogë nga shqiptarët, kështu që qepe llapën, qepe gojën. Nuk më intereson fare.

Bido: Juve ju intereson të greqizohet jugu i Greqisë, është punë për ju. Unë kam bërë një studim shkencorë, që e pranojnë profesorët shqiptarë dhe grekë. Atë pozicionon e punës nuk më bën mua vetveten siç bën ju të ndryshoni në varësi të pagesën që merrni. Unë jam i depolitizuar, nuk kam përmendur asnjëherë pro Rama, kundër Kurti.

Burimi: Ti je vetëm pro Rama…
Bido: Mund ta them unë që Greqia na ka bërë gjenocid, por jo ju, se jeni palë, sepse je në konflikt me dosjen që do flasim? Pse jam palë? Unë që kam bërë studim dhe kam faktuar që Beleri është për 20%, jam palë?

Burimi: Po
Bido: Të faktosh? Të bësh një studim shkencor është palë?/balkanweb

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…

This Post Has 5 Comments

  1. Wow, amazing weblog layout! How lengthy have you been running
    a blog for? you made running a blog look easy.

    The whole glance of your website is great, let alone the
    content! You can see similar here e-commerce

  2. Great beat ! I wish to apprentice while you amend your
    site, how could i subscribe for a blog website? The account aided me a acceptable deal.

    I had been a little bit acquainted of this your broadcast provided vivid clear idea I saw similar here: Sklep

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *