Çfarë i ndodhi fytyrës së Alma Bektashit pas ndarjes nga bashkëshorti!

Alma Bektashi e ka rrëfyer hapur dramën e përjetuar pas ndarjes nga bashkëshorti, shkak is ë cilës u bë tradhtia e tij. Këngëtarja tashmë jeton bashkë me dy fëmijët në kryeqytetin e Kosovës, duke tentuar t`i rikthehet sa më parë normalitetit.

Mes shumë ndryshimeve që ka përjetuar në jetën e saj këto kohë, eshtë edhe ai i pamjes. Portreti i Almës duket i tjetërsuar, kuptohet, për mirë. Artistja me sa duket, është në kërkim të një fillimi të ri në cdo drejtim.

Alma mori famë me duetin hit “Ti nuk më tradhëton” me Aleksandër Gjokën, në Festivalin e Këngës ’94. Me njeriun që do të bëhej më pas bashkëshorti i saj u njoh asokohe në Tiranë. Pas 25 vitesh martesë megjithatë, e gjeti veten duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës për divorc, e shkaku ishte tradhtia e tij, që u zbulua nga vetë e dashura e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo është një psikologe divorcesh nga Tirana 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K., e cila ka qenë vetë e para që ka ndarë me miqtë në “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.