Brataj bën paralajmërimin e fortë: Pas prillit do të ketë rritje të infektimeve, ja nga vjen rreziku

LAJME

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur mbrëmjen e sotme se shifrat e infektimeve pritet të rriten pas 25 prillit.

Sipas tij problematike do të jenë zonat e thella, ku kujdesi është më i pakët, ndërsa shtoi se rritja e shifrave do të jetë për shkak të fushatës elektorale dhe grumbullimeve të qytetarëve.

“Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël. Në Gjirokastër shpërtheu virusi, se u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do ta japë rezultatin”, tha Brataj.

Ndërkohë zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se shifrat e ditëve të fundit janë shpresëdhënëse, por ende numrat nuk janë të kënaqshëm.

“Vaksinimet sot e kanë kaluar shifrën e 100 mijëve, ritmet me të cilat po ecet janë shumë premtuese, që të kemi një verë me turizëm të aktivizuar. Por nuk janë ende numra të kënaqshëm, kështu që duhet të vazhdojmë të mbajmë masat që kemi thënë, maska, distancim fizik e social”, tha Rakacolli.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..