Bieta Sulo Tregon Periudhën Më Të Vështirë Të Jetës: Isha 28 Vjeçe, Kam Bërë Shumë Analiza Te Mjekët Vetëm Qava…

LAJME

Gjatë emisionit “Ftesë në 5”, vetë moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer një ndër periudhat më të vësht ira në jetën e saj.

Ajo ishte 28-29 vjeç dhe ndonëse kishte gjithçka, sërish nuk ndihej mirë.

Bieta ka treguar se i vinte për të qarë dhe kishte dh imbje koke të vazhdueshme. Ajo i kishte
bërë të gjitha analizat, të cilat i kishin rezultuar të rregullta.

“Unë kam pasur një moment dobësie në jetën time. Nuk kisha asnjë shkak për atë që jetova. Isha 28-29 vjeç, me punë shumë të mirë, me një njeri në krah që e doja dhe më donte, me një të përditshme besoja unë të rehatshme, por sërish më vinte për të qarë.
Ndjeja një dh imbje koke të vazhdueshme, nuk lashë analiza pa bërë apo nga këto kontrollet, vetëm te
psikologu nuk shkova sepse aty e kisha limitin tim.

Nuk doja të shkoja, ama gjitha analizat i
bëra. Nuk më dilte asgjë. Mjekët më thonin mos ke kaluar ndonjë gjë, ke ndonjë st res por
unë nuk kisha asgjë”, u shpreh Bieta.