Mariana dhe Nate u martuan më 28 tetor dhe udhëtuan për në Karaibe. Tre ditë më vonë, ndodhi tragjedia.
Muaji i mjaltit i një çifti nga Ohio përfundoi në tragjedi pasi burri vdiq në një aksident të frikshëm vetëm tre ditë pas martesës së tyre, sipas një postimi të GoFundMe.
Në të njëjtin “post” thuhet se fjalët nuk mund ta përshkruajnë pikëllimin që po kalon familja e të ndjerit…
Familja kërkon gjithashtu një donacion për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe udhëtimit. Dy llogari të ndryshme GoFundMe deri më tani kanë mbledhur më shumë se 100,000 dollarë.
Nëna e Nate shkroi në Facebook se ajo fluturoi menjëherë në Karaibe pasi djali i saj vdiq.
“Ju lutemi na mbani në lutjet tuaja ndërsa ne e sjellim Nate në shtëpi,” shkroi ajo.
Për momentin nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur aksidenti dhe përmendet vetëm një incident gjatë skijimit në ujë. mastilo.mk