Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në emision historinë e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin. Artistja ka thënë se e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, por erdhi një moment që nuk duronte më dhe u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët.
Demiri ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë, sepse marrëdhënia mes saj dhe ish-partnerit nuk ishte e mirë e madje ka pranuar publikisht se ai e dhunonte fizikisht. Edhe pse kanë kaluar disa vite dhe Arjola ende po lufton për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, ajo nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie.