Arjan Çani: Shqiptarët vetëm hanë dhe dh***in”, jemi më keq se afrikanët

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se pjesa dërrmuese e popullit shqiptar, nuk kanë ndonjë interes për politikën dhe zhvillimet në vend.

“Populli është jshtë loje. Përveç shumë pak vetëve. Shqyejnë pula dhe mish, mezi presin fundjavën, Ta dish numrin e lopëve dhe viçave që shqyhen në këtë vend.

Jam dëshmitar. Lëre çfarë thonë varfëri e madhe. Lajm i rremë. Këtu bëhet nami. Vend informal, bubërrojnë të gjithë, trafiku lart. E pësojnë 3-4 veta.

Ne po e veshim me tis të rëndësishëm, kjo nuk ekziston. Prandaj Basha është i qetë.

Amerikanët janë ata që janë dhe ende nuk po i thonë SPAK-ut të turret diku. Kur SPAK-u të turret… Do të fshihemi pas gishtit?

Ky vend është më keq se vendet e botës së tretë në Afrikë. Kjo histori mund të gjendet në një vend të mbaruar të Afrikës.

Ju bëj thirrje atyre që na shohin, të bëjnë diferencën. Ata që konsumojnë politikë, se të tjerët, vetëm hanë dhe dhjesin…

Në Maqedoni dhe Kosovë, që zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve, nuk pati incident. Edhe aty jetojnë shqiptarë”, tha ndër të tjera Çani.