Alida Hisku zbulon mes lotësh emrin e të vetmit njeri që i besoi sekretin e arratisjes

Alida Hisku e ka treguar gjithmonë historinë e saj të arratisjes, por asnjëherë emrin e njeriut që i besoi sekretin.
I vetmi që e dinte që ajo do kalonte kufirin në një kohë kur ende nuk lejohej, ishte Luan Zhegu.

Alida, e ftuar nga Rudina për të surprizuar mikun e saj me rastin e ditëlindjes tha me lotësh:
“Do them diçka që s`e kam thënë kurrë më parë.

Të vetmit që i thashë para se të arratisesha, ishte Luan Zhegu.
E kam si vëlla. E dija që s`do më tradhtonte.

‘Unë do marr fëmijët dhe do iki’, i thashë dhe ai ma ktheu: ‘Je e sigurt’, por kaq, nuk e nxori fjalën”, tha Alida që prej vitesh jeton në Gjermani.
Këtë herë ishte rikthyer si e ftuar në ditëlindjen e Luan Zhegut.