Aksidenti tragjik i merr jetën 23-vjeçarit shqiptar, shef kuzhine i njohur…

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Burime për redaksinë bëjnë me dije se Andon Kumria, me profesion kuzhinier, ka humbur jetën në një aksident në Bergamo. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.

Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij, prindërit, vëllain dhe tre motrat. Lamtumira e fundit do t’i jepet të shtunën e 23 Dhjetorit, në Bergamo aty ku jetonte dhe punonte prej vitesh si një kuzhinier profesionist dhe shef në disa restorante.