Policia ka njoftuar se në aksidentin e rëndë të ndodhur pranë ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ka mbetur i vdekur A. Sh., student i Akademisë së Sigurisë.
Sipas uniformave blu, viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.
Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia.Njoftimi i policisë:
Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.