A E Kujtoni Fitnete Tudën? Ja Çfarë Nuk Dinim Nga Jeta Private E Këngëtares…

LAJME

Ajo u bë e njohur në skenën shqiptare të muzikës në vitet 90. Fitnete Tuda ishte sot në emisionin “Rudina”,

në Tv Klan nga ku foli rrëfeu shkurtimisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin, Visarin, ndërkohë që shtoi se diferenca në moshë mes tyre nuk përbën asnjë problem në marrëdhënien e tyre.

Ajo tregoi se me bashkëshortin kanë qenë fillimisht miq pasi punonin në të njëjtin vend dhe më pas miqësia u lidh në martesë prej së cilës çifti kanë edhe dy fëmijë.
“Mosha nuk e bën njeriun më të pjekur, ajo varet nga karakteri. Me Visarin jemi njohur në televizionin e Kosovës, ai është gazetar i sportit dhe unë e kulturës.

Jemi shumë të qetë asnjëri prej nesh nuk meret me gazetarinë e politikës. Kemi qenë miq shumë të mirë, Visari bënte shumë shaka dhe unë shpesh i thoja:
Lum ajo që do të marrë ty se ti bën shumë për të qeshur. Ne kemi një diferencë në mosha, por kjo nuk na ka penguar. Ne kemi dy fëmijë bashkë. Vajza quhet Dua dhe është 11 vjeç dhe djali Doni 9 vjeç.

Emri i vajzës është rastësi pasi Dua Lipa në atë kohë nuk ishte e njohur. Ajo është këngëtare e mrekullueshme dhe do ishte bukur nëse vajza ime do ndiqte rrugën e saj. Edhe djali këndon bukur, është në shkollë për piano, në klasë të dytë” tha Tuda.video ne linkun me poshte