A do të martohet sërish pas di vorcit? Flet Eneda Tarifa, ja çfarë vendimi ka marrë

LAJME

Eneda Tarifa e ftuar së fundmi në studion e “Abc e Pasdites”, ka folur për martesën e ndarjen, të cilën e quan një dështim dhe megjithëse e do martesën si institucion, nuk mendon të martohet për herë të dytë.

“Çfarë vlere ka ende sot tek ty martesa?”, ishte pyetja që Ermali i drejtoi këngëtares.

“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”.

Ajo shtoi më tej se asnjë nga prindërit nuk mund të bëj rolet e te dyve edhe të babait edhe të nënës, ndaj rolet përkatese janë të domosdoshme.Pamjet ne hapsiren me poshte.