TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta

Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës, vajza vret babanë dhe fsheh trupin duke e varrosur, pasi ai donte ta fejonte me zor.

Krimi i shëmtuar u zbulua sot pasi më herët, para 10 ditësh, djali i të ndjerit kishte denoncuar në polici se burri 50 vjeçar Pëllumb Meta ishte zhdukur. Djali nuk e dinte se e motra e kishte vrarë dhe varrosur të atin.

Pas veprimeve të shpejta profesionale, policia gjeti trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Hygerta Meta, raporton noa.al.

Gjithçka nisi më datë 13 shkurt 2024, rreth orës 22:30, kur shtetasi H. Meta, 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Pëllumb Meta, 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit Pëllumb Meta të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit Pëllumb Meta. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja Hygerta Meta, 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Hygerta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Trupi i shtetasit Pëllumb Meta është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…