“Ekskluzive:Lufta për prezantimin e ‘BBVA’, Arbana kërkoi shifrën marramendëse për vete dhe Eduartin.
Motrat Hoxha i zëvëndësuan që të dy “, kështu shprehet ‘n’ZOOM’ për largimin e moderatores nga “Big Brother VIP Albania”.
Portali ‘n’ZOOM’ pretendon se Arbana Osmani ka kërkuar 600 mijë euro për vete dhe Eduartin për të vazhduar prezantimin e “Big Brother VIP Albania” edhe këtë sezon.
Sipas tyre lajmi është konfirmuar nga burime pranë çiftit.
Sipas të njëjtit burim, urimet publike mes Arbanës dhe drejtuesve të Top Medias janë vetëm fasadë dhe se në fakt mes tyre ka një krisje, e cila ka ardhur pasi nuk kanë rënë dakord për pagesën dhe përqindjen e sponsorëve.
‘n’ZOOM’ sjell në vëmendje gjithashtu se edhe vite më parë Arbana Osmani ka qenë ‘molla e sherrit’ mes Top Medias dhe Luana Vjollcës, pasi kjo e fundit kërkonte largimin e BBVA, ç’ka solli edhe largimin e saj