Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Dervishi tregon një nga punët e tij të fundit.
“Ja kjo është Amerika.
Lamë edhe dhëmbët në punë”, thotë me dëshpërim aktori i njohur korçar.
Për shumë shqiptarë, Amerika është toka e ëndrrave.
Por rasti i aktorit tonë të dashur na tregon se realiteti është ndryshe nga sa na premtohet.
Të paktën jo për të gjithë, është fushë me lule.